• e hënë, 17 nëntor 2025

Fidan: Fryma e armëpushimit të ri në Gazë mund të bëhet model për bashkëpunim rajonal

Fidan: Fryma e armëpushimit të ri në Gazë mund të bëhet model për bashkëpunim rajonal

Ankara, 10 tetor 2025 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi se Ankaraja në mënyrë aktive do ta ndjekë zbatimin e marrëveshjes së repër ndërprerje të zjarrit në Gazë si pjesë e grupit multinacional të punës që do t'i përfshijë SHBA-në, Egjiptin dhe katarin, transmetoi portali Turkije tudej.

Fidan dje në paris mori pjesë në takimin e shefave të diplomacive nga vendet perëndimroe dhe arabe, kushtuar të ardhmes së Gazës.

Në deklaratën pas takimit, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të Turqisë, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Spanjës, Egjiptit, Arabisë Saudite, Jordanisë, Katarit, Emrirateve të Bashkuara Arabe dhe BE-së, Fidan e ceki rolin konstruktiv të Ankarasë në përpjekjet paqësore për Gazën.

Izraeli dhe Lëvizja palestineze hamas dje arritën marrëveshje për ndërprerje të zjarrit dhe lirim të pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Kjo është faza e parë e planit të presidentit amerikan, Domald Tramp për ndaljen e luftës në Gazë.

Fidan theksoi se fryma e bashkëpunimit e krijuar me këtë nismë mund të shërbejë si model për zgjidhje edhe të konflikteve të tjera rajonale.

Ai shtoi se "nuk mund të ketë besim tek kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu", por edhe se Turqia do të mbetet optimiste edhe përkundër sfodave të pritura. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR