• e martë, 13 tetor 2026

Fars: Tre të vrarë në sulmin amerikan në ishullin iranian Keshm

Fars: Tre të vrarë në sulmin amerikan në ishullin iranian Keshm

 Teheran, 30 korrik 2026 (MIA) - Tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, u vranë dhe dy u plagosën në një sulm amerikan në ishullin iranian Keshm në jug të Republikës Islamike, njoftoi Agjencia iraniane Fars, e cituar nga mediat franceze.

 "Sulmi amerikan ndaj një shtëpie në lagjen Shah Tangu, në Keshm mori jetën e tre anëtarëve të së njëjtës familje -  babait, nënës dhe fëmijës së tyre dyvjeçar. Dy fëmijë të tjerë, të moshës shtatë dhe nëntë vjeç, u plagosën në sulm dhe u shtruan në spital", raportoi Fars në aplikacionin Telegram, duke cituar të dhëna nga Universiteti Mjekësor në Provincën Hormozgan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR