• e premte, 14 gusht 2026

Fanella e Peles nga finalja e KB 1958 është shitur për 4.8 milionë dollarë

Fanella e Peles nga finalja e KB 1958 është shitur për 4.8 milionë dollarë

Londër, 17 korrik 2026 (MIA) -  Fanella që legjenda braziliane e futbollit, Pele, e veshi në finalen e Kupës së Botës në vitin 1958 është shitur për 4,88 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga "Sozbi".

Brazili në finale e mposhti nikoqirin Suedinë me rezultatin 5-2, ndërsa atëherë 17-vjeçari Pele shënoi dy gola dhe fitoi titullin e parë nga tre titujt botërorë gjatë karrierës së tij.

Pele, pas ndeshjes finale të zhvilluar më 29 qershor 1958 në Stokholm, ia dhuroi fanellën bashkëlojtarit të tij Didi, i cili më vonë e dhuroi atë në Muzeun e sportit në Rio de Zhaneiro.

Për herë të parë u ofrua për shitje publike nga shtëpia e ankandeve "Kristi" në vitin 2004 dhe që nga atëherë, për më shumë se dy dekada, nuk ishte ekspozuar publikisht.

"Kjo fanellë nuk është vetëm një kujtesë e përhershme e njërit prej momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit, por lidhet edhe me momentin që e shndërroi Pelen në një ikonë sportive globale", deklaroi drejtuesi i strategjisë dhe zhvillimit sportiv në"Stobi", Brendan Hoks. 

Shuma rekord e paguar deri tani për një fanellë sportive daton nga viti 2024, kur për fanellën e bejsbollit që veshi legjenda Bejb Rut në Serinë Botërore të vitit 1932 u paguan 24,1 milionë dollarë. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR