Familjet bëjnë thirrje për pezullim të marrëveshjes derisa nuk kthehen trupat e të gjitha pengjeve të vrara në Gaza
- Forumi i familjeve të pengjeve dhe personave të zhdukur ka bërë thirrje për një "pezullim të menjëhershëm të marrëveshjes" derisa trupat e të gjithë pengjeve të vrarë të kthehen nga Gaza.
- Post By Melahat Baftija
- 18:38, 13 tetor, 2025
Tel-Aviv, 13 tetor 2025 (MIA) - Forumi i familjeve të pengjeve dhe personave të zhdukur ka bërë thirrje për një "pezullim të menjëhershëm të marrëveshjes" derisa trupat e të gjithë pengjeve të vrarë të kthehen nga Gaza.
Më herët sot, grupi tha se i ishte thënë se vetëm katër trupa do të ktheheshin sot, një deklaratë që Hamasi e konfirmoi më vonë..
"Shkelja e marrëveshjes nga Hamasi duhet të shkaktojë një reagim serioz nga qeveria izraelite dhe ndërmjetësit. Marrëveshja duhet të respektohet nga të dyja palët. Nëse Hamasi nuk e përmbush pjesën e saj, as pala izraelite nuk duhet ta përmbushë atë. Ne kërkojmë kthimin e të 28 pengjeve dhe nuk do të dorëzohemi derisa të kthehet i fundit, thuhet në komunikatën e forumit.
Sipas një kopjeje të marrëveshjes së armëpushimit të publikuar nga mediat izraelite, trupat e të gjithë pengjeve të vrarë duhej të dorëzoheshin deri në mesditë sipas kohës lokale të sotme, por dokumenti thotë gjithashtu se Hamasi dhe grupet e tjera palestineze mund të mos jenë në gjendje t'i gjejnë të gjithë deri në atë afat. mb/
Foto: EPA