• e martë, 16 qershor 2026

"Fajnenshëll Tajms": Dragi ose Merkeli si negociues të mundshëm të BE-së me Moskën

Londër, 20 maj 2026 (MIA) - Qeveritë e Bashkimit Evropian diskutojnë nëse ish kryetari i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi ose ish kancelarja gjermane Angela Merkel mund ta përfaqësojnë Hungarinë në negociatat potenciale me presidentin rus Vladimir Putin, publikoi sot "Fajnenshëll Tajms".

Gazeta londineze në raportin e sotëm thekson se ministrat e punëve të jashtme të BE-së për kandidatët e mundshëm do të bisedojnë në takimin e parashikuar për javën e ardhshme në Qipro.

Liderët evropian e hodhën poshtë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin që ish kancelari gjerman Gerhard Shreder ta përfaqësojë BE-në në bisedat e ardhshme eventuale me Moskën.

Putini njoftoi se do të ishte i gatshëm të negocionte për marrëveshje të reja sigurie për Evropën.

Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian janë skeptikë se Rusia është e gatshme ta ndërpresë luftën dhe sinqerisht të negociojë për paqe dhe siguri në Evropë.

BE-ja udhëheq një politikë të izolimit të Rusisë nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake të Moskës ndaj Ukrainës në vitin 2022. Unioni vendosi sanksione dhe ka pak kontakte politike dhe diplomatike në nivel të lartë me Rusinë.

Por, pasi negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja për t'i dhënë fund konfliktit kanë bërë pak përparim, ndërsa Uashingtoni përqendrohet në luftën në Iran, disa zyrtarë evropianë i kanë bërë thirrje BE-së të marrë në konsideratë bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, të udhëhequra nga një i dërguar i posaçëm.

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, cili përfaqëson 27 udhëheqësit e BE-së, tha më parë këtë muaj se Unioni po përgatitet për bisedime "të mundshme" me Vladimir Putinin, siç e tha ai, "për t'u organizuar dhe për të përcaktuar se çfarë na duhet" për të folur me Rusinë kur të vijë "momenti i duhur". sa/

foto/skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR