• e premte, 27 shtator 2024

"Fajnenshëll Tajms": "AstraZeneka" do ta veçojë veprimin e vet në Kinë përmes Bursës së Hong-Kongut

Pekin, 19 qershor 2023 (MIA) - Gjiganti farmaceutik "AstraZeneka" planifikon ta ndajë veprimin e vet në Kinë dhe ta kotojë bursën në Hong-Kong për t'i evtiuar tensionet mes Kinës dhe SHBA-së dhe aleatëve të tyre, lajmëroi "Fajnenshël Tajms", duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Kompania, kinse, ka filluar të bisedojë për këtë ide me bankat para disa muajve.

Veprimi i kompanisë në Kinë do të veçohej me kompani të posaçme, ndërsa prodhuesi britnaiko-suedez i barërave do ta ruante kontrollin ndaj biznesit.

Ata, gjithashtu besojnë se kotacioni i aksioneve të tyre në bursat në Hong-Kong apo Shangai do të sigurojë mbrojtje nga hapat e mundshëm politik të autoriteteve kineze dhe në të njejtën kohë do ta hapë mundësinë për mbështetje shtetërore kineze për inovacione dhe procedurë të përshpejtuar për marrje të licencave për barëra, që do të zhvillohen në Kinë.

Investuesit, nga ana tjetër, nuk duhet të frikësohen nga rreziqet që mund të vijnë me zhvillimin e biznesit në frymën aziatike.

"AstraZeneka" në vitin 2017 themeloi kompani të përbashkët për hulumtim dhe zhvillim me fondin kinez "Diesel Pharmaceutocal", aksionet e të cilit kotojnë në Bursën e Shangait. ab/

foto:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR