• e enjte, 17 shtator 2026

Evakuohen mbi 400 persona nga rruga detrare nga plazhi në Siviri për shkak zjarrit të madh (PLT)

Evakuohen mbi 400 persona nga rruga detrare nga plazhi në Siviri për shkak zjarrit të madh (PLT)

Athinë, 13 gusht 2026 (MIA) - Me varka dhe anije të shërbimit bregdetar dhe zjarrfikës, me varka private dhe peshkimi, por edhe me një traget që qarkullon nga Selaniku për në ishujt e grupit Sporadis, gjithsej 446 persona, turistë, banorë dhe ata të cilët pasdite ndodheshin në qytetin bregdetar të Sivirit në segmentin e parë të Halkidikisë, u evakuuan me sukses nga deti për shkak të zjarrit të madh, njoftoi korrspodentja e MIA-s nga Athina.  

Zjarri nuk është ende nën kontroll, por situata është përmirësuar ndjeshëm këtë mbrëmje dhe forca shtesë zjarrfikëse nga disa pjesë të Greqisë po mbërrijnë në Halkidiki.

Sipas të dhënave nga roja bregdetare e Greqisë, 250 persona nga plazhi në Siviri janë të sigurtë dhe u transferuan në marinën në Sani, ndërsa 196 persona ndodhen në tragetin "Spidraner" që qarkullon nga ishujt Skijatos, Skopelos dhe Alonisos për në Selanik dhe është ende e paqartë nëse ata do të transferohen në Selanik.

Nga Ministria e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë kumtoi se funksionin një platformë e posaçme nga Ministria e Turizmit po vepron në bashkëpunim me Dhomën greke të hoteleve për akomodimin e përkohshëm të personave të prekur nga zjarri pyjor: https://emergencyhotels.civilprotection.gr/Application/NewAppl?evId=e23298e4-7178-4666-891b-20066ab5416a

Zjarri shpërtheu rreth orës 14 sipas kohës lokale dhe u përhap me shpejtësi, ndërsa nga numri i emergjencës 112 u dërguan katër mesazhe tek ata në rajonin më të gjerë dhe tre ishin për evakuimin e Sivirit dhe Furkës.

Ata të cilët nuk u larguan nga Siviri nëpërmjet tokës po evakuohen nga plazhi, duke marrë me vete vetëm gjërat themelore dhe po zhvendosen në Sani.

Aksioni i evakuimit po udhëhiqet nga roja bregdetare greke dhe shërbimi i zjarrfikësve, dhe janë vendosur anije patrullimi, anije nga të dy shërbimet, të paktën nëntë anije private dhe objekte, ndërsa drejt vendngjarjes po shkon një tjetër anije patrullimi, si dhe një traget nga një kompani transporti detar. 

Në mënyrë shtesë, varka dhe anije ka edhe në plazhin e Furkës. 

Për shuarjen e zjarrit nga ajri janë angazhuar nëntë aeroplanë dhe tre helikopterë, njëri prej të cilëve është për koordinim, dhe po ndihmojnë edhe anije cisterna nga bashkia e Kasandrës.

Për më tepër, drejt Halkidikit po udhëtojnë 40 zjarrfikës me një aeroplan C-27 nga Athina, si dhe shtatë zjarrfikës nga Janina, gjashtë zjarrfikës nga Aleksandropoli, gjashtë nga Kozani, shtatë nga Volosi dhe gjashtë zjarrfikës nga Kavala.

Video: Shërbimi zjarrfikës i Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR