• e enjte, 17 shtator 2026

Evakuime në rrugë detare nga plazhi në Siviri për shkak të zjarrit të madh (Video)

Evakuime në rrugë detare nga plazhi në Siviri për shkak të zjarrit të madh (Video)

Athinë, 13 gusht 2026 (MIA) - Turistët, banorët dhe ata të cilët ndodhen në qytetin bregdetar Siviri në segmentin e parë të Halkidikit, jozyrtarisht, mbi 250 persona, pasdite me varka dhe anije bregdetare dhe shërbime zjarrfikëse evakuohen nëpërmjet detit për shkak të zjarrit të madh që ende nuk është vënë nën kontroll, ndërsa po shuhet nga toka dhe ajri, ndërsa po dërgohen forca shtesë zjarrfikëse nga disa pjesë të Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Zjarri shpërtheu rreth orës 14 sipas kohës lokale dhe u përhap me shpejtësi, ndërsa nga numri i emergjencës 112 u dërguan katër mesazhe tek ata në rajonin më të gjerë dhe tre ishin për evakuimin e Sivirit dhe Furkës.

Ata të cilët nuk u larguan nga Siviri nëpërmjet tokës po evakuohen nga plazhi, duke marrë me vete vetëm gjërat themelore dhe po zhvendosen në Sani.

Aksioni i evakuimit po udhëhiqet nga roja bregdetare greke dhe shërbimi i zjarrfikësve, dhe janë vendosur anije patrullimi, anije nga të dy shërbimet, të paktën nëntë anije private dhe objekte, ndërsa drejt vendngjarjes po shkon një tjetër anije patrullimi, si dhe një traget nga një kompani transporti detar. 

Në mënyrë shtesë, varka dhe anije ka edhe në plazhin e Furkës. 

Nga Ministria e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë kumtoi se funksionin një platformë e posaçme nga Ministria e Turizmit po vepron në bashkëpunim me Dhomën greke të hoteleve për akomodimin e përkohshëm të personave të prekur nga zjarri pyjor:

Sipas zëvendëszëdhënësit të shërbimit grek të zjarrfikësve, Janis Artopios, bëhet fjalë për një një zjarr të madh dhe të rëndë, që lëviz nga Kasandria drejt Sivirit, dhe për këtë arsye të gjithë në qytetin bregdetar po evakuohen. 

Për shuarjen e zjarrit nga ajri janë angazhuar nëntë aeroplanë dhe tre helikopterë, njëri prej të cilëve është për koordinim, dhe po ndihmojnë edhe anije cisterna nga bashkia e Kasandrës.

Për më tepër, drejt Halkidikit po udhëtojnë 40 zjarrfikës me një aeroplan C-27 nga Athina, si dhe shtatë zjarrfikës nga Janina, gjashtë zjarrfikës nga Aleksandropoli, gjashtë nga Kozani, shtatë nga Volosi dhe gjashtë zjarrfikës nga Kavala.

Foto/Video: Shërbimi zjarrëfikës i Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR