Europol: Arrestohen 36 anëtarë të një grupi kriminel nga Ballkani
- Në operacionin policor ndërkombëtar kundër një grupi të organizuar kriminel të lidhur me Ballkanin Perëndimor, janë arrestuar 34 persona në Slloveni, dhe nga një në Spanjë dhe Kroaci, njoftoi sot Europoli.
- Post By Besnik Shuki
- 15:35, 8 tetor, 2026
Hagë, 8 tetor 2026 (MIA) - Në operacionin policor ndërkombëtar kundër një grupi të organizuar kriminel të lidhur me Ballkanin Perëndimor, janë arrestuar 34 persona në Slloveni, dhe nga një në Spanjë dhe Kroaci, njoftoi sot Europoli.
Të arrestuar janë shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Holandës.
Operacioni u zbatua para dy ditëve, me ç'rast është kryer basistje në 42 lokale në Slloveni dhe Spanjë, gjatë të cilave u sekuestruan 66 kilogramë drogë, prej të cilave 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë, si dhe armë zjarri, bizhuteri dhe para.
Sipas hetuesve, ky rrjet kriminal ishte i përfshirë në kontrabandë të sasive të mëdha të drogës. Supozohet se droga u transportua nga Belgjika, Holanda dhe Spanja në vende tjera evropiane.
Europol deklaroi se grupi kriminal ka përdorur platforma të koduara komunikimi Sky për të organizuar transportin e drogës dhe komunikimin midis anëtarëve.
Hetuesit dyshojnë se anëtarët e grupit ishin të lidhur edhe me disa raste incidentesh të armatosura, vrasje, tentativa për vrasje dhe rrëmbime. bsh/
Foto: MIA arkiv