• e hënë, 16 nëntor 2026

EUobserver: Liderët e BE-së vite me radhë kanë marrë zgjidhje të pasuksesshme për migracionin

EUobserver: Liderët e BE-së vite me radhë kanë marrë zgjidhje të pasuksesshme për migracionin

Bruksel, 8 tetor 2026 (MIA) - Liderët e Bashkimit Evropian javën e ardhshme do të marrin pjesë në një takim të Këshillit Evropian pas pauzës verore, ku sërish do të shqyrtojnë përfundimet për migracionin dhe do t’i përsërisin pothuajse fjalë për fjalë deklaratat që dëgjohen prej më shumë se një dekade, publikoi sot "EUobserver"  (EUobserver). 

Analiza në portalin e Brukselit theksohet se që nga samiti i Këshillit Evropian në dhjetor 2015, është folur për një strategji për të kufizuar fluksin e madh të migrantëve, nevojën që BE të rimarrë kontrollin e kufijve të jashtëm dhe shqetësime për numrin e ulët të deportimeve.

Në të njëjtën kohë, ajo këmbëngul në "masa konkrete për të siguruar kthimin dhe ripranimin efektiv të atyre pa leje qëndrimi" në BE.

Në samitin e Brukselit, që do të mbahet më 15 dhe 16 tetor, 12 vjet më vonë, do të kërkojë pothuajse të njëjtën gjë, duke përfshirë një përgjigje për pyetjen se deri në çfarë mase janë zbatuar përfundimet e mëparshme mbi migracionin.

Edhe pse draft-përfundimet për samitin e ardhshëm ka të ngjarë të ndryshohen, formulimi aktual mbi migracionin përsërit pak a shumë të njëjtat kërkesa që janë përsëritur në më shumë se 50 samite që nga fundi i vitit 2015, kur më shumë se një milion sirianë hynë në Evropë duke kërkuar mbrojtje.

"EUobserver" kishte qasje në draftin e fundit të 5 tetorit, i cili përqendrohet në punën me vendet e origjinës dhe tranzitit, si dhe në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës.

Këshilli Evropian bën thirrje për intensifikim të mëtejshëm të punës në të gjitha frontet, përfshirë dimensionin e jashtëm", thuhet në draft-përfundim.

Analiza në portalin e Brukselit përmend kontrabandën, deportimin, ripranimin, kufijtë e jashtëm më të fortë të BE-së dhe dimensionin e jashtëm në 20 përfundime. Migrimi i ligjshëm përmendet në 11 përfundime, herën e fundit në qershor të vitit të kaluar.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR