Etna përsëri nxjerr hi, mijëra turistë të bllokuar në Siçili
- Mijëra turistë sot mbetën të bllokuar në ishullin italian të Siçilisë, ndërsa vullkani Etna vazhdoi të nxjerrë re të mëdha hiri pas një shpërthimi që filloi javën e kaluar.
- Post By Ramize Qamili
- 15:42, 11 gusht, 2026
Katanija, 11 gusht 2026 (MIA) - Mijëra turistë sot mbetën të bllokuar në ishullin italian të Siçilisë, ndërsa vullkani Etna vazhdoi të nxjerrë re të mëdha hiri pas një shpërthimi që filloi javën e kaluar.
Aktiviteti vullkanik ka shkaktuar ndërprerje serioze dhe kaos në trafikun ajror për të pestën ditë me rradhë, edhe atë në kulmin e sezonit turistik të verës.
Për shkak të reve të dendura të hirit, në aeroportin e Katanijas një numër i kufizuar aeroplanësh në qendër të Siçilisë sot është lejuar të ulen dhe të ngrihen.

Herët në mëngjes u realizua vetëm një fluturim, ndërsa të gjitha mbërritjet e planifikuara u devijuan ose u shtynë deri në orët e mbrëmjes.
Sipas informacionit nga Instituti kombëtar italian i gjeofizikës dhe vullkanologjisë, vullkani më aktiv në Evropë ka nxjerrë vazhdimisht sasi të mëdha hiri që nga e premtja, ndërsa rrjedha të dendura lave po derdhen nga dy kratere të vendosura në një lartësi prej 2.360 dhe 2.750 metrash mbi nivelin e detit.
Përveç kësaj, gjatë natës së kaluar, një tjetër krater i ri u hap në një lartësi prej rreth 1.900 metrash.
Megjithatë, Etna ngrihet më shumë se 3.300 metra mbi nivelin e detit dhe për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta dhe intensive, është nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe të kujdesshme nga shërbimet shkencore dhe mbrojtëse.
Foto: EPA