Erik Uendt e mori mbështetjen e Komitetit për marrëdhënied të jashtme për ambasador të SHBA-së në Shqipëri
- I nominuari i presidentit të SHBA-së Donald Tramp për ambasador në Shqipëri, Erik Uendt ka marrë mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.
Tiranë, 5 qershor 2026 (MIA) - I nominuari i presidentit të SHBA-së Donald Tramp për ambasador në Shqipëri, Erik Uendt ka marrë mbështetjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.
Emërimi i Vendt u mbështet nga 19 anëtarë të komitetit dhe vetëm tre kundër, çka i hap rrugë emërimit pa pengesa në Senat. Seanca e 4 qershorit vjen pas seancës publike të konfirmimit të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Uendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Mbledhja, ku u shqyrtuan emërimet për ambasadorë, u drejtua nga Xhim Riç. Mes nominimeve u miratuan edhe ambasadorët e propozuar për Tanzaninë, Australinë, Norvegjinë, Korenë.

Ndryshe nga seanca publike në maj, takimi i sotem eshte parashikuar të zhvillohet në një format Sesioni Ekzekutiv, gjatë të cilit komiteti diskuton dhe voton mbi emërimet përpara se t’i dërgojë ato në seancën e Senatit.
Në paraqitjen e tij në Senat, Uendt theksoi se prioritetet kryesore të qëndrimit të tij në Tiranë do të përfshinin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e përpjekjeve për sigurinë kibernetike dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet amerikane në vend. mb/
Foto: MIA
.