• e diel, 06 shtator 2026

Enrike: Qëllimi i ardhshëm i PSZH-së është ta fitojë Ligën e kampionëve për herë të tretë

Enrike: Qëllimi i ardhshëm i PSZH-së është ta fitojë Ligën e kampionëve për herë të tretë

Salcburg, 13 gusht 2026 (MIA) - Pas fitores ndaj Aston villës me 2:1 mbrëmë në Superkupën e UEFA-së, trajneri i PSZH-së, Luis Enrike e tregoi qëllimin e ardhshëm të ekipit të tij.

Parisientë dëshirojnë ta fitojnë Ligën e kampionëve për sezonin e tretë me radhë.

"Qëllimi ynë i ardhshëm është ta fitojmë Ligën e kampionëve për të tretën herë me radhë. Duhet ta ruajmë ambicien tonë dhe t'i besojmë vetes. Do të jetë shumë vështirë, por nuk duam të relaksohemi dhe jemi të vendosur", deklaroi Enrike.

PSZH e filloi sezonin me fitore në Superkupën e UEFA-së dhe e mbrojti trofeun e fituar vitin e kaluar.

Në Ligën e kampionëve vetëm futbollistët e Real madridit patën tre trofe të njëpasnjëshëm. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR