• e mërkurë, 07 tetor 2026

Enrike: Pak ekipe janë të afta të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Enrike: Pak ekipe janë të afta të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Paris, 9 gusht 2026 (MIA) - Para ndeshjes së raundit të parë në Ligën e Kampionëve midis Pari Sentnt-Zhermen dhe Slovan, trajneri i ekipit francez, Luis Enrike, theksoi se shumë ekipe do të jenë kandidate për titullin këtë sezon.

"E kaluara është e kaluar. Çdo ekip mezi pret të luajë kundër nesh. Ne duhet ta pranojmë këtë sfidë dhe të dalim nga zona jonë e rehatisë. Ky është turneu më i mirë dhe më i vështirë. Pak ekipe janë të afta të fitojnë trofeun këtë sezon dhe diferenca midis ekipeve është minimale. Nuk ka ndeshje të lehta, kështu që duhet ta ruajmë përqendrimin maksimal dhe të jemi plotësisht të përgatitur për ndeshjen e ardhshme", tha Enrike për faqen zyrtare të UEFA-s.

Ndeshja PSZh - Slovan do të zhvillohet në "Parkun e princërve" në Paris sonte në orën 21:00. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR