Enrike: Është me rëndësi që e kemi filluar Ligën e kampionëve me fitore
- Trajneri i Pari Sen-Zhermen, Luis Enrike është i kënaqur nga mënyra, në të cilën futbollistët e tij e filluar sezonin e ri në Ligën e kampionëve. Parizienët që e mbrojnë trofeun mbrëmë e mundën Sllovan Bratisllavën me 6:1.
Paris, 10 shtator 2026 (MIA) - Trajneri i Pari Sen-Zhermen, Luis Enrike është i kënaqur nga mënyra, në të cilën futbollistët e tij e filluar sezonin e ri në Ligën e kampionëve. Parizienët që e mbrojnë trofeun mbrëmë e mundën Sllovan Bratisllavën me 6:1.
"Ndeshjet e Ligës së kampionëve janë gjithmonë diçka e veçantë, veçanërisht në "Parkun e princërve". Ne e ndiem mbështetjen e tifozëve. Lidhja me ta, si gjithmonë, ishte e jashtëzakonshme. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si e trajtuam topin gjatë gjithë ndeshjes. Arritëm të krijonim raste falë presionit tonë. Ishte e rëndësishme të luanim kështu për ta nisur Ligën e kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Është e vështirë të fitosh besim, veçanërisht pasi nuk patëm rezultatet më të mira në fillim të sezonit në kampionatin vendas. Sipas mendimit tim, performanca jonë në tre ndeshjet e para ishte mjaft e mirë. Futbolli është i pabesueshëm, sigurisht. Rezultatet tona nuk kanë të bëjnë fare me performancën tonë", tha Enrike pas ndeshjes në Paris.
Në xhiron e dytë, PSZH do të luajë kundër Mançester Sitit, ndërsa Sllovan do të përballen me Shtutgart. Të dyja ndeshjet do të mbahen më 14 tetor. mb/
Foto: EPA