Enco Fernandez në Mançester Siti për 125 milionë funta, barazohet rekordi i transferit të vitit të kaluar të sulmuesit Isak në Liverpull
- Mançester Siti do ta barazojë rekordin për transfer më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez, pasi arriti marrëveshje me Çellsin për ta transferuar mesfushorin Enco Fernandez për 125 milionë funta.
- Post By Besnik Shuki
- 07:09, 2 shtator, 2026
Londër, 2 shtator 2026 (MIA) - Mançester Siti do ta barazojë rekordin për transfer më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez, pasi arriti marrëveshje me Çellsin për ta transferuar mesfushorin Enco Fernandez për 125 milionë funta.
Siç njoftoi mbrëmë Bi-Bi-Si, argjentinasi duhet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Sitin, pasi t'i kalojë testet e obligueshme mjekësore.
Në vitin 2023, Fernandez arriti në Çellsi nga Benfika për në atë kohë rekorde 107 milionë funta, ndërsa rekordin e tanishëm prej 125 milionë funtave e ka vendosur Liverpulli verën e kaluar me transferimin e sulmuesit Aleksandar Isak. bsh/
Foto: EPA