Edin Xheko mbrëmë e luajti ndeshjen e fundit për kombëtaren e BeH-së
- Legjenda e kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës, Edin Xheko mbrëmë e ka luajtur ndeshjen e fundit në fanellën e kombëtares. Në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Suedisë në Zenicë, Xheko ka luajtur 63 minuta, kur u zëvendësua. Në momentin kur e ka braktisur fushën, futbollistët e dy kombëtarëve kanë bërë korridor nderi.
- Post By Besnik Shuki
- 13:19, 3 tetor, 2026
Zenicë, 3 tetor 2026 (MIA) - Legjenda e kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës, Edin Xheko mbrëmë e ka luajtur ndeshjen e fundit në fanellën e kombëtares. Në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Suedisë në Zenicë, Xheko ka luajtur 63 minuta, kur u zëvendësua. Në momentin kur e ka braktisur fushën, futbollistët e dy kombëtarëve kanë bërë korridor nderi.
Kjo ishte ndeshja e tij e 152-të për Bosnjë e Hercegovinën, për të cilën ka shënuar 73 gola.
"Zemrën e kam të plotë. Largohem i lumtur dhe i falënderuar për dashurinë e Juaj ndaj meje. Ju falënderit në emrin e familjes sime dhe emrin tim personal. Ju dua", porositi Xheko.
Ai për kombëtaren debutoi më 2 qershor në vitin 2007 kundër Turqisë, kur BeH fitoi me rezultatin 3:2, ndërsa Xheko e shënoi golin për barazim 2:2. Karrierën e filloi në Zhelezniçar të Sarajevës, pastaj ka luajtur për Teplicen, Volfsburgun, Mançester Sitin, Romën, Interin, Fenerbahçen, Fiorentinën dhe Shalke 04, ku luan edhe aktualisht. bsh/
Foto: EPA