Edhe Uganda ka shpallë vatër të ebolës
- Edhe vendi fqinj i RD të Kongos, Uganda, ka konfirmuar sot se në territorin e saj ekziston një vatër e virusit vdekjeprurës Ebola, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi afrikan.
- Post By Melahat Baftija
- 20:49, 15 maj, 2026
Kampala, 15 maj 2026 (MIA) - Edhe vendi fqinj i RD të Kongos, Uganda, ka konfirmuar sot se në territorin e saj ekziston një vatër e virusit vdekjeprurës Ebola, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi afrikan.
Ministria kompetente saktësoi se bëhet fjalë për llojin Bundibugio.
Një pacient ka vdekur nga Ebola në një repart të kujdesit intensiv dje, pasi "zhvilloi simptoma hemorragjike".
Ministria e Shëndetësisë e Ugandës sqaroi se infeksioni është transmetuar nga RD e Kongos. mb/