Edhe një shtet i bashkohet BRIKS - Vietnami u bë "vend partner"
- Vietnami është pranuar zyrtarisht si "vend partner" në BRIKS, si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar grupin në rritje të ekonomive në zhvillim, njoftoi qeveria braziliane.

Sao Paolo, 14 qershor (MIA) - Vietnami është pranuar zyrtarisht si "vend partner" në BRIKS, si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar grupin në rritje të ekonomive në zhvillim, njoftoi qeveria braziliane.
"Si kryesuese e përkohshme e BRIKS, Qeveria braziliane njofton pranimin zyrtar të Vietnamit si vend partner. Brazili mirëpret vendimin e qeverisë vietnameze", thuhet në komunikatë.
Brazili kryeson BRIKS këtë vit dhe do të kryesojë samitin që do të mbahet më 6 dhe 7 korrik.
Vietnami është kombi i dhjetë që merr këtë status, i cili u lejon vendeve partnere të marrin pjesë në samite dhe sesione e ngjarje të tjera të BRIIKS.
BRIKS është shoqatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 2006. Anëtarëve fillestarë, Rusisë, Brazilit, Indisë dhe Kinës, iu bashkua Afrika e Jugut në vitin 2013, dhe më pas edhe Egjipti, Etiopia, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Pothuajse gjysma e popullsisë së botës jeton në vendet e BRIKS, grupi ka një pjesëmarrje prej 37,3 për qind në BPV-në globale dhe një pjesëmarrje prej 43,1 për qind në prodhimin botëror të naftës. mb/
Foto: EPA