• e mërkurë, 28 gusht 2024

Dy të zhdukur dhe dy të lënduar nga shembja e një shpelle akulli në Islandë

Dy të zhdukur dhe dy të lënduar  nga shembja e një shpelle akulli në Islandë

 Rejkjavík, 26 gusht 2024 (MIA) - Dy persona janë lënduar, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi dje u shemb një shpellë akulli në pjesën juglindore të Islandës, njoftoi DPA.

 Një grup prej 25 turistë po vizitonin akullnajën Brejdamerkurjokull si pjesë e një turneu me guidë kur shpella u shemb.

 Sipas mediave lokale, dhjetëra shpëtimtarë u vendosën, duke përfshirë shpëtimtarë të specializuar të shpellave dhe dy helikopterë.

 Zëdhënësja e autoriteteve lokale tha se kushtet në vendin e aksidentit ishin jashtëzakonisht të vështira.

 Foto: guidetoiceland.is ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR