Dy të vrarë dhe 12 të plagosur në qytetin rus Harkov, gjashtë të plagosur në Odesa
- Dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm rus ndaj Harkovit mbrëmë në verilindje të Ukrainës, njoftuan sot autoritetet ukrainase. Trupat ruse mbrëmë e kanë sulmuar gjithashtu edhe Odesën me raketa balistike dhe dronë dhe gjashtë persona janë plagosur në sulm, deklaroi sot Sergej Lisak, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Odesës.
- Post By Melahat Baftija
- 10:59, 9 gusht, 2026
Kiev, 9 gusht 2026 (MIA) - Dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm rus ndaj Harkovit mbrëmë në verilindje të Ukrainës, njoftuan sot autoritetet ukrainase. Trupat ruse mbrëmë e kanë sulmuar gjithashtu edhe Odesën me raketa balistike dhe dronë dhe gjashtë persona janë plagosur në sulm, deklaroi sot Sergej Lisak, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Odesës.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Harkovit, Oleg Sinegubov, tha se dy persona janë vrarë në një sulm me dronë rus në zonën Saltiv të Harkovir, raporton Ukrinform. Prefekti i Harkovit, Igor Terekov, njoftoi në Telegram se dy kulla, njëra prej të cilave ishte dhjetë kate e lartë, u goditën në një sulm rus në rrethin Saltiv të Harkov.
Lisak deklaroi në një postim në Telegram se sulmi rus, sipas informacioneve paraprake, shkaktoi dëme në ndërtesa banimi dhe infrastrukturë, raporton Ukrinform.
"Dihet se ka gjashtë të plagosur në sulmin armik ndaj Odesës. Atyre po u ofrohet e gjithë ndihma e nevojshme", tha Lisak. mb/
Foto: EPA