Dueli midis Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës përfundon pa fitues
- Ndeshja e parë e sotme e xhiros së 9-të të Ligës së parë të futbollit midis Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës e luajtur në stadiumin e Çairit përfundoi pa fitues 1:1. Mysafirët nga Tetova kaluan në epërsi në minutën e 29-të me një gol nga penaltia, ndërsa golashënues ishte Endrit Krasniqi. Shkëndija e Haraçinës barazoi në minutën e 77-të me një gol të Marko Simonovskit. Shkëndija e Tetovës është lidere me 20 pikë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:31, 11 tetor, 2026
Shkup, 11 tetor 2026 (MIA) – Ndeshja e parë e sotme e xhiros së 9-të të Ligës së parë të futbollit midis Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës e luajtur në stadiumin e Çairit përfundoi pa fitues 1:1. Mysafirët nga Tetova kaluan në epërsi në minutën e 29-të me një gol nga penaltia, ndërsa golashënues ishte Endrit Krasniqi. Shkëndija e Haraçinës barazoi në minutën e 77-të me një gol të Marko Simonovskit. Shkëndija e Tetovës është lidere me 20 pikë.
Dueli midis Skopjes dhe Vardarit është duke u zhvilluar.
Ndeshjet e djeshme: Tikveshi – Bregallnica e Shtipit 3:0 dhe Arsimi – Sileksi 1:1.
Dueli i fundit midis Bashkimit dhe Strugës do të luhet nesër.
Foto: FFM