• e hënë, 16 nëntor 2026

Druarje në "Etihad" - është i mundur largimi i futbollistëve pa dëmshpërblim

Druarje në

Mançester, 3 tetor 2026 (MIA) - Pushimi për ndeshjet e kombëtareve e qetësoi stuhinë rreth vendimit të komisionit të pavarur për atë që Mançester Siti ka pasur parregullsi në punën financiare. Sipas "San"-it britanik, tani lojtarët do të mund të kërkojnë ndërprerje të kontratave dhe të largohen pa dëmshpërblim.

Përfaqësuesi ligjor vlerëson se ka mundësi reale për prishje të njëanshme të kontratave. Ai vlerëson se kjo është e mundur, por koha do të tregojë se kush do të vendoset për një hap të tillë.

Në qendër të vëmendjes është Erling Haland, ylli i parë i ekipit. Sipas "San", lojtarët e Mançester Citit nuk kanë klauzolë për largimin automatik nga klubi nëse bien nga Premier Liga.

Por, nuk janë vetëm lojtarët që po e ndjekin situatën, atë e bëjnë edhe klubet që besojnë se për shkak të Mançester Sitit, kanë mbetur pa trofe ose pa një vend në Ligën e Kampionëve.

Vlera totale e këtyre kërkesave mund të jetë jashtëzakonisht e lartë, me miliarda funta. Liverpul, Mançester Junajted, Arsenal dhe Totenhem kanë kërkuar që procedurat të fillojnë në vitin 2024. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR