• e diel, 16 nëntor 2025

Drejtori i QMK-së dhe zëvendësi i tij në ushtrim simulues-demonstrues për shuarjen e zjarrit në hapësirë të hapur

Drejtori i QMK-së dhe zëvendësi i tij në ushtrim simulues-demonstrues për shuarjen e zjarrit në hapësirë të hapur

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) -  Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Ali Muhamed, së bashku me zëvendësdrejtorin Trajçe Jovanovski dhe ekipin nga Sektori për Operacione dhe Koordinim i QMK-së, sot morën pjesë në ushtrimin simulues-demonstrues me temë: “Përballja me zjarr në hapësirë të hapur me përmasa të gjera – zjarr pyjor” që u mbaj në hapësirat e Parkut nacional Pelister, në bashkëpunim me Komunën e Manastirit.

Siç informojnë nga QMK-ja, qëllimi i ushtrimit ishte përmirësimi i reagimit gjatë përballjes me zjarre në hapësira të hapura, ushtrimi i Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në drejtim të përfshirjes së forcave shtesë lokale, zbatimi operacional i vendimeve dhe konkluzioneve të Shtabit Komunal përmes vendosjes së një sistemi të unifikuar të komandës së incidentit, organizimi dhe zbatimi i masave për evakuimin të qytetarëve nga zona e rrezikuar, dhe dhenja e ndihmës së parë mjekësore, forcimi i kohezionit institucional dhe përmirësimi i komunikimit dhe koordinimit ndërmjet shërbimeve kompetente.

"Ushtrimi simulues-demonstrues u organizua nga Parku Nacional Pelister dhe Komuna e Manastirit, me pjesëmarrje të forcave nga niveli lokal dhe rajonal, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qendrës për Menaxhim me Kriza", kumtoi QMK. ls/

Foto: QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR