Drejtori i Byrosë për siguri publike Janev në Ohër e priti sekretarin e përgjithshëm të Interpolit, Urkiza
- Sekretari i përjgithshëm i Interpolit, Valdesi Urkiza sot arriti në Ohër prej ku e filloi vizitën zyrtare në vend, ndërsa në aeroportin "Shën Apostoli Pal" u prit nga drejtori i byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, ku që të dy mbajtën edhe takim bilateral, kumtoi MPB.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:50, 8 korrik, 2026
Shkup, 8 korrik 2026 (MIA) - Sekretari i përjgithshëm i Interpolit, Valdesi Urkiza sot arriti në Ohër prej ku e filloi vizitën zyrtare në vend, ndërsa në aeroportin "Shën Apostoli Pal" u prit nga drejtori i byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev, ku që të dy mbajtën edhe takim bilateral, kumtoi MPB.
Në takim u diskutua për aktivitete drejt forcimit të bashkëpunimit operativ, shkëmbimin e informacionit dhe përmirësimin e mekanizmave të përbashkët për përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë, si dhe thellimin e partneritetit me Interpolin dhe promovimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, si një nga parakushtet kryesore për një luftë efikase kundër krimit ndërkufitar dhe të organizuar dhe për siguri më të madhe për qytetarët.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Ohër, Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, i shoqëruar nga Drejtori i Byrosë së sigurisë publike, vizitoi disa nga monumentet më të rëndësishme kulturore dhe historike të qytetit. Gjatë vizitës, ai u njoh me trashëgiminë e pasur kulturore dhe vlerat historike të Ohrit, i cili si një thesar natyror dhe kulturor është i përfshirë në Listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s.

Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Urkiza, së bashku me drejtorin e Byrosë së sigurisë publike, Janev, vizituan edhe patrullat e përziera policore maqedonase-serbe, të cilat janë të angazhuara në Ohër gjatë sezonit turistik veror. Gjatë vizitës, Sekretari i përgjithshëm u njoh me funksionimin e patrullave të përziera dhe rolin e tyre në sigurimin e një sigurie më të madhe për qytetarët dhe turistët.

U cek se ky model i bashkëpunimit ndërkombëtar policor kontribuon në përmirësimin e besimit midis shërbimeve policore, komunikim më efikas me vizitorët e huaj dhe një nivel më të lartë sigurie në qendrat turistike.
Ohri, si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore e mbrojtur nga UNESKO, thuhet në deklaratë, ishte një fillim simbolik i kësaj vizite - sepse siguria nuk do të thotë vetëm përballje me kërcënimet, por edhe kujdes për mbrojtjen e vlerave, trashëgimisë dhe pasurisë që mbartim ndër breza.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm të Interpolit vazhdon nesër në Shkup, me pjesën zyrtare të programit, e cila përfshin aktivitete në Ministrinë e Brendshme, një vizitë në Akademinë e policisë, takime me udhëheqjen më të lartë shtetërore dhe bisedime mbi promovimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, shtoi Ministria e Brendshme.
Foto: МРB