• e hënë, 16 nëntor 2026

Drejtori dhe një mësimdhënës i një shkolle janë lënduar gjatë të shtënave në jug të Francës

Drejtori dhe një mësimdhënës i një shkolle janë lënduar gjatë të shtënave në jug të Francës

Marsejë, 12 tetor 2026 (MIA) - Drejtori dhe një mësimdhënës i një shkolle në qytezën Obanj në departamentin Bush-di-Ron në jug të Francës sot morën plagë zjarri gjatë sulmit të armatosur të të dyshuarit - nxënësit 14-vjeçar.

Ata janë plagosur para shkollës "Zhozef Lakanal" në Obanj pasi që një nxënës qëlloi nga pistoleta e kalibrit 9 mm dhe nga një pushkë, transmeton "Figaro".

Mediat franceze raportojnë se janë dëgjuar të paktën katër të shtëna me armë zjarri.

Drejtori 53-vjeçar i shkollës u plagos në këmbë nga predha të një pushke, ndërsa një mësues 37-vjeçar u godit në kofshë nga një plumb që kishte bërë rikoshet.

Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë dy të plagosurve. Sipas një burimi të cituar nga BFMTV, jeta e tyre nuk është në rrezik.

Policia ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili dyshohet se hapi zjarr brenda shkollës. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

Fotо: Figaro skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR