• e enjte, 26 shtator 2024

DPHM: Në fundjavë temperatura deri 39 gradë Celsius

DPHM: Në fundjavë temperatura deri 39 gradë Celsius

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me rritje të temperaturës ditore, e cila nga e enjtja deri të dielën në pjesën më të madhe të vendit do të kalojë 35 gradë. Këtë fundjavë në disa pjesë të vendit temperatura do të arrijë deri në 39 gradë Celsius, informon  Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas të dhënave të DPHM-së, nesër temperatura do të jetë në interval nga 12 deri në 38 gradë, të premten nga 13 deri në 38, të shtunën nga 14 deri në 39, të dielën nga 13 deri në 39, të hënën nga 14 deri në 38 dhe të martën nga 13 deri 37 gradë Celsius.

 Moti nesër do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 22, ndërsa ajo maksimale prej 29 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Edhe në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë, ndërsa pasdite me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 36 gradë Celsius.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR