• e martë, 13 tetor 2026

DPHM me paralajmërim për stuhi të mundshme në pjesë më të mëdha të vendit

DPHM me paralajmërim për stuhi të mundshme në pjesë më të mëdha të vendit

Shkup, 14 gusht 2026 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se sot pasdite ka kushte për stuhi me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta, bubullima dhe breshër. Kushte për stuhi, sipas hartës së publikuar, janë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Tetovës, Gostivarit...

Temperaturat maksimale do të jenë në intervalin prej 28 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

FOTO: DPHM

QËNDRONI TË LIDHUR