• e diel, 06 shtator 2026

Digjet vegjetacion e ulët, pemë dhe misër në Lisiçe të Epërme dhe deponi në dalje të Kriva Pallankës

Digjet vegjetacion e ulët, pemë dhe misër në Lisiçe të Epërme dhe deponi në dalje të Kriva Pallankës

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Deri në mëngjesin e sotëm, në orën 7:30, janë regjistruar gjithsej 25 zjarre në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave janë aktive, një është nën kontroll dhe 22 janë shuar.

Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza, dy zjarre janë aktive, në fshatin Lisiçe e Epërme, në Komunën e Aerodromit, ku digjet bimësi e ulët, dru dhe misër, dhe në deponinë në dalje të Kriva Pallankës. Është vënë nën kontroll zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku digjej pyll dhe bimësi e ulët.

Zjarret janë shuar në:
Komunën Gazi Babë – fshati Bërnjarc (bimësi e ulët, pisha);
Komunën Gjorçe Petrov – vendbanimi Vollkovë (shtëpi, shtyllë dhe bimësi e ulët);
Komunën Sopishte – fshati Çiflik (pyll pishash dhe bimësi e ulët);
Komunën e Haraçinës – fshati Haraçinë (deponi);
Komunën e Studeniçanit – rruga e vjetër për në fshatin Batincë (bimësi e ulët);
Komunën e Karposhit – Rruga Skupi (mbeturina);
Komunën e Novacit – pranë Liqenit Bukri (bimësi e ulët);
Komunën e Dollnenit – fshati Belo Pole (bimësi e ulët);
Komunën e Dolnenit – fshati Brailovë (bimësi e ulët);
Komunën e Dollnenit – fshati Peshtalevë (bimësi e ulët);
Komunën e Prilepit – vendi i quajtur Varosh (bimësi e ulët);
Komunën e Çashkës – fshati Banjicë (bimësi e ulët);
Komunën e Velesit – fshati Slivnik dhe fshati Buzallkovë (bimësi e ulët);
Komunën e Velesit – vendbanimi Prevallac (bimësi e ulët);
Komunën e Rosomanit – fshati Palikurë (bimësi e ulët);
Komunën e Strugës – fshati Bixhevë (bimësi e ulët);
Komunën e Strugës – fshati Belica e Poshtme (deponi e paligjshme);
Komunën e Likovës – fshati Mateç (bimësi e ulët);
Komunën e Vrapçishtit – fshati Senakos (bimësi e ulët);
Komunën e Zhelinës – fshati Pallaticë (bimësi dhe mbeturina e ulët);
Komunën e Gostivarit – fshati Çajle (bimësi e ulët);
Komunën e Dellçevës – deponi Dellçevë (deponi). mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR