• e premte, 12 dhjetor 2025

Dhuna në familje do të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare me ndryshimet e reja në Kodin penal, për gjashtë muaj janë regjistruar 512 kallëzime

Dhuna në familje do të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare me ndryshimet e reja në Kodin penal, për gjashtë muaj janë regjistruar 512 kallëzime

Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Dhuna në familje nuk do të mbetet më prapa dyerve të mbyllura, të fshehura pas mureve të heshtjes dhe frikës. Me ndryshimet e fundit të propozuara në Kodin penal që i përgatitë Ministria e Drejtësisë, tani abuzuesi tani do të mund të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, madje edhe nëse viktima nuk parashtron denoncim. Do të mjaftonte dëshmitari, fqinji, familjari, miku, kalimtar i rastit të denoncojë dhunën në familje, ndërsa institucionet do të jenë të detyruara të reagojnë. Deri tani, shpesh ka ndodhur që viktima, e përballur me traumën, frikësimin ose varësinë ekonomike, të tërhiqet nga procedura, duke e lënë abuzuesin të pandëshkuar.

Sipas të dhënave statistikore që MIA i mori nga Ministria e Punëve të Brendshme, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 512 vepra penale në lidhje me dhunën në familje, shumica e të cilave janë kryer nga burrat – gjithsej 474 dhe shumica e të cilave kanë përfunduar me lëndime trupore.

Табу тема се уште е семејното насиство, особено во помалите средини, како впрочем и секој друг вид насилство, бидејќи стравот од тоа што ќе каже на сето тоа малограѓанската околина, ако дозна

Nga organizatat joqeveritare e përshëndesin vendimin për ndryshimin e këtillë dhe presin që të sjellë siguri më të madhe për viktimat dhe qasje serioze institucionale ndaj dhunës në familje. Edhe partitë politike u japin mbështetje ndryshimeve të reja. Konsiderojnë se ky ndryshim ligjor do të forcojë luftimin e dhunës në familje. Presin që të përmirësohen veprime të caktuara në pjesën e dhunës në familje.

Nga Ministria e Drejtësisë në përgjigjen për MIA-n theksojnë se me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal bëhet edhe ridefinimi i veprës penale "Lëndin trupor" nga neni 130 me mënjanimin e ndjekjes sipas propozimit në rastet kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të dhunës në bazë gjinore, dhunë ndaj gruas ose dhunë në familje ose nga urrejtja ose ndaj personit që është veçanërisht i rrezikuar për shkak të moshës së tij, pengesat e rënda trupore dhe shpirtërore ose shtatëzënisë, me çka kjo formë e veprës do të ndiqet sipas detyrës zyrtare në përputhje me dispozitat nga Konventa e Stambollit.

Очигледно е дека намерните или ненамерните пропусти за суштествени повреди и натаму остануваат дозволива пракса за некои судиим оцени денеска Министерството за правда во својата реакција за у

Nga Ministria presin që kjo formë do të kontribuojë në llogaridhënien e rritur të autorëve dhe inkurajimin e viktimave që të kërkojnë ndihmë, gjë që, siç shprehen, në tërësi do të shpie drejt përmirësimit të gjendjes me dhunën në familje në shtet.

"Dhuna në familje është problem social që kërkon përgjigje institucionale. Me ndryshimet e propozuara në Kodin penal, ne po bëjmë një hap kryesor përpara në mbrojtjen e viktimave, veçanërisht grave dhe grupeve të tjera të rrezikuara. Viktimës nuk do t i kërkohet më të ketë guximin për të parashtruar kallëzim – tani guximi dhe përgjegjësia i takon shtetit", bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria për MIA-n informojnë se këto ndryshime në procedurë qeveritare dhe parlamentare duhet të parashtrohen pas zgjedhjeve lokale dhe pritet të jenë pjesë e reformës më të gjerë të Kodit penal.

Organizatat joqeveritare e vlerësojnë atë si hap të rëndësishëm përpara në forcimin e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje

Organizatat joqeveritare e mirëpresin vendimin për ndryshim të tillë, duke e vlerësuar si hap të rëndësishëm përpara, sepse, siç thonë ata, forcohet drejtpërdrejt mbrojtja e viktimave të dhunës në familje.

Ana Avramovska Nushkova, eksperte juridike nga Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në deklaratë për MIA-n, thekson se për momentin, vepra penale “Lëndim trupor” në lidhje me dhunën në familje po ndiqet penalisht me propozim të viktimës.

"Kjo do të thotë se i gjithë procesi varet nga vullneti dhe guximi i saj për të parashtruar propozimin, por edhe për ta ruajtur atë gjatë procedurës. Në praktikë shumë shpesh ndodhë që gratë viktima të tërheqin propozimin, nën presion, frikë ose varësi nga autori, e si rezultat i kësaj lëndët nuk janë proceduar deri në fund, por përfundonin si "të tërhequra" dhe mbetet si ankesa të regjistruara në statistikat e MPB-së. Kjo e bën edhe më të padukshme pasqyrën reale të dhunës në familje.

Me ndryshimet e propozuara, kjo formë e veprës penale do të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare. Kjo do të thotë që institucionet do të kenë detyrim ligjor për të vepruar sapo të marrin njohuri për rastin, pavarësisht nëse viktima ka parashtruar propozim apo jo", shprehet ajo.

Në këtë mënyrë, thekson Avramovska Nushkova, mënjanohet barra e madhe e viktimës, ndërpritet praktika e tërheqjes së propozimeve dhe sigurohet mbrojtje shumë më efikase e viktimave.

Presin që ky ndryshim të sjellë siguri më të madhe për viktimat dhe qasje serioze institucionale ndaj dhunës në familje.

"Në afat të shkurtër është e mundshme të rritet numri i lëndëve të evidentuara, por kjo do të jetë kështu për shkak se institucionet do të procedojnë edhe ato raste që deri tani qëndronin në "zonën gri". Në periudhë afatgjate, dukshmëria e rritur dhe porosia e qartë se shteti do të ndjekë sipas detyrës zyrtare duhet të sjellin deri te ulja e dhunës në familje, për shkak se autorët do të përballen me sanksione reale penale, ndërsa viktimat do të kenë mbrojtje dhe besim më të madh në sistemin.

Edhe partitë politike me mbështetje për ndryshimin e Kodit penal

Edhe partitë politike e mbështesin këtë ndryshim në Kodin Penal. Ata besojnë se kjo do të forcojë ndjeshëm luftën kundër dhunës në familje. Ata presin që me një ndryshim të tillë të përmirësohen disa veprime në fushën e dhunës në familje, të përmirësohet mbrojtja e viktimave të dhunës në familje, duke përfshirë dhunën ndaj grave.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Zhaklina Peshevska në deklaratë për MIA-n tha se ndryshimet në Kodin penal zgjidhin luftën shekullore dhe angazhimin me dekada nga partitë politike si aktivitete, faktorë në shoqëri dhe angazhim të organizatave civile për të vënë nën kontroll dhunën në familje.

19 ноември 2022 

"Ndryshimet e radhës në Kodin penal përcaktojnë se për veprën penale të lëndimit trupor, gjatë kryerjes së dhunës në familje, do të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare, e jo si më parë me propozimin e të dëmtuarës ose të dëmtuarit.

Kjo do të thotë që edhe në rast se e dëmtuara, në çdo fazë të procedurës, heq dorë nga ndjekja penale e abuzuesit, procedura nuk do të ndalet, por do të vazhdojë deri në miratimin e aktgjykimit", bën të ditur ajo.

Peshevska e përshëndeti këtë iniciativë nga Qeveria me të cilën, siç shprehet ajo, tregojmë se kujdesemi për mirëqenien e familjes, ndërsa gruaja bëhet qendër e shoqërisë maqedonase.

Инспекциските служби на Државниот инспекторат за труд се постојано на терен за да утврдат како се спроведува законското решение со кое недела стана неработен ден за работниците, информира мин

Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska në deklaratë për MIA-n theksoi se ende nuk i ka parë propozim-ndryshimet, por theksoi se edhe për këtë qëllim është ratifikuar Konventa e Stambollit, gjegjësisht se Prokuroria Publike duhet të veprojë sipas detyrës në lidhje me dhunën në familje.

"Derisa nuk i shohim saktësisht se si do të formulohet i plotë ky nen ose dispozitat e Kodit penal, ajo që mund të them është se për këtë qëllim është ratifikuar Konventa e Stambollit dhe domosdoshmëria pas ratifikimit të ndryshohet legjislacioni ynë në fushën e dhunës në familje , dhe të përfshihen si vepër penale nga njëra anë, e nga ana tjetër mundësia pas padisë private të dërgohet në rast të dhunës në familje, të zëvendësohet me përgjegjësi të shtetit për ta bërë këtë, respektivisht sipas detyrës zyrtare të veprpjë Prokuroria Publike", shprehet ajo.

Trençevska thekson se pret veprime të caktuara në fushën e dhunës në familje të përmirësohen dhe të jetë më e mirë vetë mbrojtja e viktimave të dhunës në familje.

"Sigurisht, nëse edhe vetë formulimi në propozim-ndryshimet që duhet të mbërrijnë në Kuvend janë në atë drejtim, si opozitë do ta mbështesim sepse ne, si LSDM, pikërisht kur erdhëm në pushtet, ratifikuam Konventën e Stambollit, e cila mbi shtatë vjet ka pritur ratifikimin. Në këtë drejtim, ne presim që më në fund veprime të caktuara në fushën e dhunës në familje do të përmirësohen, do të jetë më e mirë vetë mbrojtja e viktimave të dhunës në familje, duke përfshirë dhunën ndaj grave", shprehet Trençevska.

Për gjashtë muaj janë kryer 512 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, shumica e rasteve kanë përfunduar me lëndime trupore

Nga janari deri në qershor të vitit 2025, janë kryer gjithsej 512 vepra penale të dhunës në familje, numri më i madh i të cilave 336 kanë përfunduar me dëmtim trupor, 158 raste me cenim të sigurisë, nëntë me dëmtim të rëndë trupor, tre me vrasje dhe nga dy me tentativë vrasje, detyrim të dhunshëm, privim të paligjshëm të lirisë. Shumica e veprave penale janë kryer nga burrat – gjithsej 474, ndërsa nga gratë 55 raste. Shumica e veprave penale në dhunën në familje kryhen nga bashkëshorti – 223 raste, më pas vijojnë rastet e kryera nga bashkëshortet, nga fëmijët, nga prindërit dhe ish-partnerët. Gjithsej 176 vepra penale të dhunës në familje janë kryer nën ndikimin e çrregullimit nervor, 80 akte nën ndikimin e alkoolit, dy akte nën ndikimin e drogës dhe 70 raste nën veprime të tjera.

Në gjysmën e parë të vitit, kishte gjithsej 512 viktima, nga të cilat 436 ishin gra dhe 107 ishin burra. Në të njëjtën periudhë, shumica e veprave penale janë kryer me forcë fizike ose kërcënim – 420 raste, 62 me armë të ftohta, katër me armë zjarri dhe 26 me mjete të tjera.

Nga 512 veprat penale që lidhen me dhunën në familje, numri më i lartë është kryer në rajonin e SPB Shkup – 127 raste, SPB Tetovë – 70, SPB Manastir – 65, SPB Shtip – 62, SPB Kumanovë - 55, SPB Veles – 50, SPB Strumicë – 44 dhe SPB Ohër – 39 raste.

Fatime Fazliji

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR