• e enjte, 29 gusht 2024

Deri të shtunën mot i ndryshueshëm dhe jostabil, nga e diela mot me diell dhe më ngrohtë

Deri të shtunën mot i ndryshueshëm dhe jostabil, nga e diela mot me diell dhe më ngrohtë

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil. Proceset do të jenë më intensive dhe në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, kohë pas kohe si stuhi lokale, erë dhe breshër, kumton DPHM.

Nga e diela do të ketë më shumë periudha të motit me diell dhe me reshje të rralla shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore. Më freskët gjatë ditës do të jetë nesër dhe të shtunën, më pas temperaturat gradualisht do të rriten.

Foto: MIA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR