Debat mbykëqyrës për zbatimin e dispozitave të Ligjit për përdorimin e Gjuhës maqedonase
- Komisioni për Kulturë dhe Turizëm, në kuadër të seancës së 18-të, sot në Kuvend do të mbajë debat mbikëqyrës me temën "Zbatimi jofunksional dhe jokonsistent i dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase".
- Post By Ramize Qamili
- 08:32, 6 korrik, 2026
Shkup, 6 korrik 2026 (MIA) - Komisioni për Kulturë dhe Turizëm, në kuadër të seancës së 18-të, sot në Kuvend do të mbajë debat mbikëqyrës me temën "Zbatimi jofunksional dhe jokonsistent i dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase".
Në seancën mbikëqyrëse, siç janë paralajmëruar, janë të ftuar ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, drejtoresha e Inspektoratit për Gjuhën maqedonase, Mençe Andreeva, ish-kryetarja e Këshillit për Gjuhën maqedonase, Simona Gruevska-Maxhoska, kryetarja e Shoqatës së Lektorëve të Maqedonisë, Elizabeta Bandilovska, drejtori të IN "Konservimit dhe eksperti për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, Aleksandar Jordanoski, dekanja e Fakultetit të Filologjisë "Goce Delçev" - Shtip Lusi Karanikolova-Çoçorovska, profesoresha e asociuar e programit të studimit për gjuhën dhe letërsinë maqedonase, Universiteti i Tetovës Mihajlo Markoviq dhe kryetarja e komisionit për Kulturë dhe Turizëm, Saranda Imeri Stafai.
Fjalim hapës dhe mbyllëse do të kenë kryetarja e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm, Saranda Imeri-Stafai.
Gjatë debatit mbikëqyrës, anëtarët e trupit punues amë dhe deputetët të cilët nuk janë anëtarë të trupit punues amë mund t'u bëjnë pyetje përfaqësuesve të autorizuar.
Trupi punues deri në Kuvend prezantoi raport për debatin mbikëqyrës të mbajtur, i cili përfshin thelbin e prezantimeve, ndërsa mund të propozojë edhe përfundime të cilat i dorëzohen Qeverisë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s