• e mërkurë, 07 tetor 2026

DASH ofron shpërblime për informacion mbi liderët e Al-Kaedës

DASH ofron shpërblime për informacion mbi liderët e Al-Kaedës

Uashington, 11 shtator 2026 (MIA) - Në 25-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator 2001, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi "liderët kryesorë të Al-Kaedës".

"Bombardimi i ambasadave amerikane. Sulmi ndaj trupave amerikane. Vrasja e civilëve të pafajshëm. Ndihmoni në ndalimin e këtyre terroristëve. Jepni një informacion", njofton DASH në Platformën e programit Iks "Shpërblime për drejtësi".

Komunikata kërkon konkretisht informacion mbi tetë individë të cilët Departamenti i shtetit thotë se janë "lider të lartë të Al-Kaedës që përdorin Iranin si një strehë të sigurt për të kryer akte të dhunshme kundër SHBA-së.

Departamenti i Shtetit tha se njerëzit që japin informacion mund të jenë të kualifikuar për shpërblime në para, si dhe për zhvendosje.

Në sulmet e 11 shtatorit 2001, anëtarët e Al-Kaedës rrëmbyen katër avionë me udhëtarë. Dy nga aeroplanët u përplasën në kullat e Qendrës botërore të tregtisë në Nju Jork, një në Pentagon dhe një i katërt u rrëzua pranë Shanksvill të Pensilvanisë, ku jetën e humbën rreth 3.000 njerëz.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR