• e enjte, 15 tetor 2026

CIM: Kuba ka zhvilluar ilaç kundër melanomës

CIM: Kuba ka zhvilluar ilaç kundër melanomës

Havana, 27 gusht 2026 (MIA) - Qendra kubane për imunologji molekulare (CIM) njoftoi se shkencëtarët kanë zhvilluar ilaçin „2C12“, dhe ai tashmë është gati për prova klinike te njerëzit me kancer të avancuar të lëkurës, përkatësisht melanomë. Theksohet se, pavarësisht vështirësive dhe kushteve energjetike dhe ekonomike që rrjedhin nga „bllokada amerikane“, përparimi mjekësor-shkencor është arritur, njoftuan mediat shtetërore kubane.

"2C12" është një shpresë e re në luftën kundër kancerit. Funksioni i tij është të ndihmojë mekanizmin natyror mbrojtës të trupit të njeriut që të njohë dhe të luftojë në mënyrë më efikase qelizat e kancerit“, njoftoi CIM në faqen e tij të internetit.

Bëhet fjalë për një ilaç me veti të ngjashme me "Pembrolizumab" - një nga trajtimet që përdoren ndërkombëtarisht për stimulimin e përgjigjes së sistemit imunitar kundër qelizave tumorale. Në njoftimin e CIM thuhet se ky ilaç nuk është i disponueshëm në Kubë për shkak të çmimit të lartë dhe bllokadës së SHBA-së. Sipas të dhënave, hulumtimi i parë klinik me "2C12" në Kubë do të zhvillohet në spitale në Havana, në Institutin Kombëtar të Onkologjisë dhe Radiobiologjisë, në Spitalin Klinik Kirurgjikal "Ermanos Ameiheiras" dhe në Spitalin Universitar Onkologjik "Selestino Hernsndez" në provincën Villa Klara. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR