Centkom: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për lundrim
- Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha mjetet lundruese që kanë për qëllim të tanzitojnë legalisht përmes kësaj rrugore ndërkombëtare ujore, kumtoi sot komanda qendrore amerikane (CENTKOM).
- Post By Arta Bunjaku
- 15:16, 12 korrik, 2026
Uashington, 12 korrik 2026 (MIA) - Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha mjetet lundruese që kanë për qëllim të tanzitojnë legalisht përmes kësaj rrugore ndërkombëtare ujore, kumtoi sot komanda qendrore amerikane (CENTKOM).
Forcat amerikane janë pozicionuar dhe të gatshme të sigurojnë se liria e navigimit do të mbetet e kapshme edhe përkundër agresionit, shqetësimit, kërcënimeve të paarsyeshëm dhe deklaratave arbitrare iraniane, theksoi Centkom në X.
"Irani nuk e kontrollon qarkullimin. Komuniakcioni po zhvillohet pa pengesa", shtohet në kumtim.
SHBA-ja gjatë natës së kaluar kreu valë të re sulmesh ndaj Iranit si hakmarrje për sulmin ndaj anijes kontejnere nën flamurin qipriot në ngushticën e Hormuzit, prëderisa Teherani u përgjigj me shënjestrim të lokacioneve ushtarake amerikane në shtetet aleate të gjirit dhe Jordani.
Centkom paraprakisht kumtoi se operacioni më i ti ishte inicuar si përgjigje ndaj sulmit nga ana e Gardës revolucionare iraniane (IRGC) ndaj anijes kontejnere "GFS Galaksi" në rurgën strategjike ujore.
IRCG kumtoi se ka drejtuar të shtëna paralajmëruese drejt anijes dhe e ka ndalur sepse ka lëvizur përgjatë rutës së paautorizuar. Sipas Centkom-it, në anije ka shpërthyer zjarr, pas çka ka ardhur deri te dëmtimi i hapësirës makinerike dhe anija e gjatë prej 300 metrave nuk ka mundur ta vazhdojë udhëtimin. ab/