• e diel, 15 nëntor 2026

Bruksel: Debati strategjik për inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në BE do të mbahet në tetor

Bruksel: Debati strategjik për inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në BE do të mbahet në tetor

Bruksel, 19 qershor 2026 (MIA) – Në kontekstin e impulsit të ri në procesin e zgjerimit dhe duke kujtuar Deklaratën e Granadës, Këshilli Evropian do të zhvillojë diskutim strategjik rreth zgjerimit dhe reformave në takimin në tetor 2026, informoi Këshilli Evropian pas takimit të mbajtur më 18 dhe 19 qershor në Bruksel.

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, Këshilli mirëpret Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat të Malit të Zi, më 5 qershor 2026 i cili kontribuoi në momentin e ri në procesin e zgjerimit.

Këshilli Evropian, duke kujtuar konkluzat e tij të mëparshme, përsërit se BE do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe do të mbështesë përpjekjet e tyre për reforma në rrugën drejt anëtarësimit.

Këshilli mbetet i përkushtuar për të çuar përpara integrimin gradual midis BE-së dhe rajonit brenda kornizës së procesit të zgjerimit bazuar në meritë, por edhe me mundësinë e kthimit të procesit. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR