BQE-ja rrit normën bazë të interesit në 2,5 për qind, ndërsa lufta në Iran po rrit inflacionin
- Banka Qendrore Evropiane (BQE) po rrit normën e saj bazë të depozitave me 0,25 pikë në 2,5 për qind, kumtoi sot këshilli drejtues i bankës, duke paralajmëruar rritjen e dytë të normës këtë vit në një përpjekje për të luftuar inflacionin e nxitur nga lufta në Iran, raportoi DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 15:35, 10 shtator, 2026
Frankfurt, 10 shtator 2026 (MIA) - Banka Qendrore Evropiane (BQE) po rrit normën e saj bazë të depozitave me 0,25 pikë në 2,5 për qind, kumtoi sot këshilli drejtues i bankës, duke paralajmëruar rritjen e dytë të normës këtë vit në një përpjekje për të luftuar inflacionin e nxitur nga lufta në Iran, raportoi DPA.
Ekonomistët presin që BQE-ja të rriste normën e depozitave, e cila është e rëndësishme për kursimtarët dhe bankat, prej 2,25 për qind.
Shoku i çmimit të naftës i shkaktuar nga lufta kundër Iranit ka rritur inflacionin, me shoferët që e ndiejnë ndikimin në pompat e benzinës, ndërsa pronarët e shtëpive përballen me çmime më të larta të naftës për ngrohje.
Çmimet e konsumit në eurozonë ishin 3,3 për qind më të larta në gusht sesa një vit më parë, norma më e lartë e inflacionit që nga shtatori 2023 dhe shumë më e lartë se objektivi afatmesëm prej dy përqind i BQE-së, kujton DPA.
Në Gjermani, çmimet e larta të energjisë e çuan inflacionin në 2,9 për qind në gusht, treguan shifrat përfundimtare nga statistikanët e publikuara sot.
Normat më të larta të interesit mund të ndihmojnë në kufizimin e inflacionit duke e bërë më të kushtueshme huazimin e parave dhe duke ulur kërkesën.
Foto: arkivi i MIA-s