BQE pritet t'i rrisë normat e interesit sepse lufta në Iran e shtyn inflacionin lartë
- Pritet që banka qendrore evropiane (BQE) sot do t'i rritë normat e interesit për herë të dytë këtë vit si prëgjigje nda inflacionit më të lartë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:17, 10 shtator, 2026
Frankfurt, 10 shtator 2026 (MIA) - Pritet që banka qendrore evropiane (BQE) sot do t'i rritë normat e interesit për herë të dytë këtë vit si prëgjigje nda inflacionit më të lartë.
Ekonomistët presin që BQE ta rrisë normën e vet të depoziteve, e cila është e rëndësishme për kursimtarët dhe bankat, nga 2,25 për qind në 2,5 për qind. Vendimi i BQE-së do të kumtohet pas takimit të Këshillit drejtues në Berlin. Banka qendrore do të publikojë edhe parashikime të reja për inflacionin dhe rritjen ekonomike në eurozonë.
Goditja e naftës e shkaktuar nga lufta në Iran r shtyu inflacionin lartë, me ç'rast shoferët e ndjejnë ndikimin e pompave të benzinës, ndërsa pronarët e shtëpive po përballen me çmime më të larta të vajit ushqimor. Nuk ka shenja për zgjidhje të konfliktit në Gji.
Çmimet konsumatore në eurozonë në gusht ishin për 3,3 për qind më të larta në krahasim me një vit më herët, që është shkalla më e lartë e inflacionit që nga shtatori i vitit 2023 dhe është dukshëm mbi çmimin afatmesëm të BQE-së prej 2 për qind.
Në Gjermani, çmimet e larta të energjisë e shtyu inflacionin deri 2,9 për qind në gusht.
Normat më të larta të interesit mund të ndihmojnë në asgjësimin e inflacionit me atë që do ta bëjnë detyrimin më të shtrenjtë dhe do ta ulin kërkesën. Kursimtarët mund të kenë dobi nga normat më të larta të interesit nëse bankat i transmetojnë tek ata, përderisa shpenzimet më të larta për detyrim peshojnë tek investimet. ab/
Foto: МIА arkivi