Bozhinovska: Tranzicioni i gjelbër hapë mundësi të reja për inxhinierët e rinj
- Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Panairin për praktikë dhe punësim TECHMECH 2026 në Fakultetin makinerik, ku i vizitoi standet e kompanive dhe u njoftua me mundësitë për praktikë dhe punësim të inxhinierëve të rinj.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:37, 15 tetor, 2026
Shkup, 15 tetor 2026 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në Panairin për praktikë dhe punësim TECHMECH 2026 në Fakultetin makinerik, ku i vizitoi standet e kompanive dhe u njoftua me mundësitë për praktikë dhe punësim të inxhinierëve të rinj.
Në panel-diskutimin kushtuar tranzicionit të gjelbër, Bozhinovska theksoi se burimet ripërtëritëse të energjisë, efikasiteti energjetik dhe teknologjitë e reja janë forca shtytëse të rëndësishme për zhvillimin industrial dhe konkurencën.

"Qëllimi ynë nuk është vetëm të prodhojmë më shumë energji të pastër, por të ndërtojmë ekonomi që do ta shfrytëzojë energjia në mënyrë më efikase, do të krijojë vlerë më të madhe të shtuar dhe vende pune cilësore", theksoi Bozhinovska.
Bozhinovska, siç informojnë nga Ministria, e potencoi edhe rëndësinë e ndërlidhjes së arsimit me ekonominë përmes punës praktike, projekteve të përbashkëta dhe hulumtimeve, me qëllim që të rinjtë t'i zbatojnë dituritë e veta dhe ta ndërtojnë të ardhmen profesionale në vend.

"Inxhinierët e rinj dhe sipërmarrësit kanë potencial që idetë e veta t'i shndërrojnë në zgjidhje inovative që do të kontribuojnë për modernizimin e industrisë dhe zhvillimin ekonomik", porositi Bozhinovska.
Panairi TECHMECH 2026 mundëson lidhje të drejtpërdrejtë të studentëve me kompanitë dhe hapje të mundësive të reja për zhvillim dhe punësim profesional. ab/
Fotо: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale