Bozhinovska: Qeveria punon në interes të qytetarëve, evidente do të jetë përfitimi nga projektet energjetike
- Themeluam Ministrinë e Energjisë vetëm para dy vitesh, ndërsa sot tashmë po ndërtojmë interkonektorin. Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve. Por ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është bashkëpunimi rajonal. Gjithmonë është shumë mirë kur keni bashkëpunim, veçanërisht me fqinjët, ndërsa interkonektiviteti ka shumë rëndësi, sepse nuk mund të jeni ishull, nuk mund të jeni të izoluar kur flisni për energjinë, tha sot ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, në panelin në kuadër të Samitit të 6-të Metropolitan në Selanik.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:12, 4 shtator, 2026
Selanik, 4 shtator 2026 (MIA) - Themeluam Ministrinë e Energjisë vetëm para dy vitesh, ndërsa sot tashmë po ndërtojmë interkonektorin. Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve. Por ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është bashkëpunimi rajonal. Gjithmonë është shumë mirë kur keni bashkëpunim, veçanërisht me fqinjët, ndërsa interkonektiviteti ka shumë rëndësi, sepse nuk mund të jeni ishull, nuk mund të jeni të izoluar kur flisni për energjinë, tha sot ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, në panelin në kuadër të Samitit të 6-të Metropolitan në Selanik.
Siç theksoi Bozhinovska, shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtyre dy viteve.
Sot, dy vjet më vonë, i kemi objektivat: vitin e ardhshëm, shpresoj se deri në qershor, ose më së voni në korrik, do ta përfundojmë pjesën greke të interkonektorit, ndërsa deri në fund të vitit edhe pjesën serbe. Kjo do të thotë se do të kemi alternativë, ndërsa kur keni më shumë alternativa, gjithmonë është më mirë. Gjithashtu, mund të jemi edhe furnizues për Evropën Juglindore dhe mendoj se kjo është shumë mirë, theksoi Bozhinovska.
Sipas saj, muajin e ardhshëm do të mbahet edhe një takim i ministrave, si ajo në Athinë.
"Kjo është shumë e rëndësishme dhe shumë mirë është të takoheni dhe të diskutoni - cilat janë sfidat, ku duhet të përmirësohemi. U dakorduam që të takohemi çdo tre muaj në vendet tona. Ky do të jetë takimi ynë i dytë. Të gjithë mësuam se, ashtu siç është i rëndësishëm bashkëpunimi, po aq i rëndësishëm është edhe përkushtimi për t’i përmbushur gjërat e dakorduara", theksoi Bozhinovska.

Ajo theksoi se për Qeverinë, gjithmonë prioriteti kryesor është përfitimi i qytetarëve.
"Sigurisht, nuk mund të merrni një "po" nga çdo person në lidhje me projektet që po zbatoni, por në fund kjo do të shihet në zgjedhjet e ardhshme se cila do të jetë përgjigjja. Përveç Greqisë dhe Bullgarisë, ne nuk kemi gazifikim në të gjithë vendin, prandaj kemi filluar me ndërtimin. Duam që edhe qytetet e tjera të kenë ngrohje qendrore, ndërsa për momentin vetëm kryeqyteti e ka. Përfitimi nga ndërlidhja është një përfitim për qytetarët dhe mendoj se ata do ta shohin, jo menjëherë, por le të themi në një afat të mesëm, brenda 3 deri në 5 vjet", theksoi ministrja.

Ajo shtoi se po shqyrtohet edhe çështja e energjisë bazë.
"Prandaj, vendi ka një program për tranzicion të drejtë dhe ka shumë investime që të mund ta nxjerrim gradualisht qymyrin nga përdorimi, por kjo nuk është aq e lehtë dhe as e thjeshtë. Na nevojiten shumë investime dhe duam që kjo të jetë e drejtë për të gjithë njerëzit që punojnë në industrinë e minierave, duhet të kujdesemi për njerëzit që në fakt punojnë atje, t’i rikualifikojmë dhe t’u mundësojmë kualifikime shtesë. Ky është një proces shumë kompleks, por mendoj se me 58 për qind të burimeve të rinovueshme jemi në rrugë të mbarë", tha Bozhinovska në panel.
Këtë pasdite, në kuadër të Forumit të 10-të për Energjetikën e Evropës Juglindore (SEEF), Bozhinovska do të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit, me çka Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht i bashkohet Korridorit Vertikal të gazit. qa/
Foto: MIA