• e shtunë, 28 shtator 2024

Boreli dorëzoi raportin për masat e vendosura në Kosovë, nesër debat i parë

Boreli dorëzoi raportin për masat e vendosura në Kosovë, nesër debat i parë

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel e ka dorëzuar raportin për masat për Kosovën vendeve anëtare, konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet të mërkurën në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Nuk dihen detajet nga raporti.

BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, pas dhunës që shpërtheu në veri të Kosovës në fund të majit, kur kryetarët e zgjedhur shqiptar hynë në ndërtesat komunale dhe e morën funksionin. Zgjedhjet në vitin 2023 ishin bojkotuar nga Lista serbe dhe popullata lokale serbe.

Situata eskaloi më 29 maj në Zveçan, pas trazirave mes protestuesve dhe pjesëtarëve të KFOR-it. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR