• e shtunë, 14 nëntor 2026

"Blumberg: Instituti i luftës kundër murtajës në Irkutsk dhe Kina mbajnë një stërvitje të përbashkët për reagimin ndaj epidemive

Uashington, 7 tetor 2026 (MIA) - Më shumë se një muaj para vdekjes të laboratorantes Instituti për luftën kundër murtajës në Irkutsk kreu një stërvitje të përbashkët me Kinën të fokusuar në reagimin emergjent ndaj shpërthimeve të sëmundjeve infektive, publikoi "Blumberg". 

Sipas mediave amerikane, në atë kohë pjesëmarrësit rusë dhe kinezë diskutuan gjithashtu metodat për ndjekjen dhe kufizimin e përhapjes së sëmundjes në rajonet kufitare të të dy vendeve.

Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Xhijakun, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Moska e kishte informuar Pekinin për rastin në Irkutsk, theksoi se: "Kina dhe Rusia mbajnë komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive, përfshirë edhe murtajën".

Rajoni i Irkutskut nuk ka një kufi të drejtpërdrejtë me Kinën, midis tyre ndodhet Mongolia, por Irkutsk është një qendër e rëndësishme transporti e lidhur me qytetet kineze me linja ajrore dhe hekurudhore.

Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar se Darja Shipilova vdiq nga murtaja pneumonike, se në Institut ka ndodhur një aksident në laborator, apo se sëmundja është përhapur në mesin e popullatës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se rreziku i përhapjes së sëmundjes jashtë Rusisë është shumë i ulët.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR