• e enjte, 26 shtator 2024

Blinkeni: Hamasi tashmë disa javë nuk merr pjesë në bisedime për armëpushim

Blinkeni: Hamasi tashmë disa javë nuk merr pjesë në bisedime për armëpushim

Uashington, 25 shtator 2024 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken deklaroi sot se Hamasi nuk ka marrë pjesë në bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve gjatë disa javëve të fundit, përderisa përsëri theksoi se kanë mbetur shumë pak çështje për tu zgjidhur në marrëveshjen potenciale. 

“Kemi dokument – marrëveshje. Ka 18 paragrafe – 15 e tyre janë dakorduar ndërmjet Hamasit dhe Izraelit”, deklaroi Blinkeni për emisionin “Today” në En-Bi-Si.

“Por ajo që ndodh gjatë disa javëve të fundit është se Hamasi thjeshtë nuk është në tavolinë, nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura, të cilat nëse i mbyllim, do ta mbyllim marrëveshjen dhe do to ta lidhim”, sqaroi Blinkeni. 

Diplomati kryesor amerikan theksoi se “edhe Izraeli do të duhet të sjellë vendime të vështira gjatë fazave të fundit, kështu që duhet të shihet edhe ajo”. 

Si-En-En raportoi sot se zyrtarë të lartë të SHBA-së kanë ndalur të bëjnë presion shtytjen për bisedime për armëpushim, pasi vlerësuan se aktualisht nuk ka vullnet politik as nga Hamasi dhe as nga Izraeli për t'i dhënë fund konfliktit. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR