Berisha drejtuar Fon der Lajen: Shqipëria nuk i plotëson kriteret e BE-së, përveç atyre gjeostrategjike!
- Kryetari i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partisë Demokratike (PD) dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, pasi i uroi presidentes së KE-së Ursula fon der Lajen mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, tha se "Shqipëria nuk i plotëson kriteret e BE-së, përveç atyre gjeostrategjike".
- Post By Melahat Baftija
- 14:47, 13 tetor, 2025
Tiranë, 13 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i forcës më të madhe opozitare shqiptare, Partisë Demokratike (PD) dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, pasi i uroi presidentes së KE-së Ursula fon der Lajen mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, tha se "Shqipëria nuk i plotëson kriteret e BE-së, përveç atyre gjeostrategjike".
Pak orë pasi Fon der Lajen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave, lideri i Partisë Demokrate të Shqipërisë, Sali Berisha mendon se vendi i tyre plotëson vetëm një kriter për t’u bërë pjesë e BE-së.
Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se Tirana zyrtare ka në përputhje me BE-në vetëm qëndrimin në politikën e jashtme.
"Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Nëse i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësisht natyrore apo shkaqesh të tjera. Gjatë qeverisjes së Ramës u larguan nga Shqipëria 1.099.000 qytetarë të këtij vendi. Kjo sepse në opinionin e PD-së, Shqipëria përveç kriterit të politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër”.
Sipas tij “Në Shqipëri sot të gjitha pushtetet janë në duart e Ramës. Mbi 88 për qind e mbi 220 mijë të punësuarve në administrate, i përkasin partisë- shtet. Rama burgosi liderë të opozitës dhe deputetë të saj. Partia-shtet në Shqipëri për të marrë mandatin e katërt përdori të gjitha mjetet dhe burimet e shtetit dhe shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale”.