BE-ja vendosi sanksione për 1.600 mbështetës të përpjekjeve ushtarake të Rusisë
- BE-ja u dakordua të vendosë sanksione të reja për numër rekord mbështetësish të përpjekjeve ushtarake të Rusisë, kahlzuar drejt pothuajse 1.600 individëve, kompanive dhe organizatave të tjera, kumtoi sot shefja për politikë të jashtme, Kaja Kallas.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:01, 12 tetor, 2026
Luksemburg, 12 tetor 2026 (MIA) - BE-ja u dakordua të vendosë sanksione të reja për numër rekord mbështetësish të përpjekjeve ushtarake të Rusisë, kahlzuar drejt pothuajse 1.600 individëve, kompanive dhe organizatave të tjera, kumtoi sot shefja për politikë të jashtme, Kaja Kallas.
Masat e dakorduara nga ministrat e jashtëm të BE-së në takimin e tyre në Luksemburg ishin "zgjerimi më i madh i vetëm i listës sonë të sanksioneve që kur Rusia nisi luftën e saj", shkroi ajo në X.
"Më shumë se gjysma e të lidhurve me zinxhirin prodhues për raketa balistike ... Dhe e bëjmë dukshëm më vështirë, më ngadalë dhe më shtrenjtë që Rusia të prodhojë armë që i përdorë për vrasjen e ukrainasve", shtoi Kallas. ab/