• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja po shqyrton të dërgojë ndihmë për forcat e armatosura të Moldavisë

BE-ja po shqyrton të dërgojë ndihmë për forcat e armatosura të Moldavisë

Bruksel, 16 mars 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian po shqyrton që të sigurojë ndihmë për forcat e armatosura të Moldavisë me 40 milionë euro shtesë për përforcimin e mbikëqyrjes ajrore, logjistikës dhe mbrojtjes kibernetike.

Sipas propozimit të organit të politikës së jashtme të Unionit, i cili javën e kaluar u dërgua deri te vendet anëtare dhe në të cilin Blumbergu kishte një pasqyrë, fondet do të tërhiqeshin nga Fondi Evropian i Paqes.

 Shtohet se ndihma e BE-së do të përfshijë pajisje dhe furnizime jo vdekjeprurëse, siç janë  radarë mobilë tokësorë me rreze të gjatë, kamionë, pajisje komunikimi dhe pajisje, si dhe harduerë për të forcuar infrastrukturën e TI-së.

Blumbergu thekson se Moldavia është nën ttitje të presionit pasi Rusia e sulmoi Ukrainën, ndërsa udhëheqësit e saj e kanë akuzuar Moskën se po përpiqet të rrëzojë qeverinë e saj pro-evropiane. Rusia paraprakisht ka mohuar çdo përzierje në punët e brendshme të Moldavisë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR