BE-ja ka rritje natyrore negative, por popullata po rritet për shkak të emigrantëve
- Më 1 janar të vitit 2026, në BE kanë jetuar 452,0 milionë banorë, që është për 706 000 më shumë nga viti i kaluar. Ky është viti i pestë me radhë që ka rritje të populaltës në BE, pas rënies në vitin 2021 gjatë pandemisë COVID-19.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:41, 13 korrik, 2026
Bruksel, 13 korrik 2026 (MIA) - Më 1 janar të vitit 2026, në BE kanë jetuar 452,0 milionë banorë, që është për 706 000 më shumë nga viti i kaluar. Ky është viti i pestë me radhë që ka rritje të populaltës në BE, pas rënies në vitin 2021 gjatë pandemisë COVID-19.
Rritja natyrore negative në BE (më shumë raste të vdekjes se sa lindje) që zgjatë prej vitit 2012, kompensohet me neto emigracion pozitiv, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Më 1 janar 2026, popullata e BE-së ishte për 8,0 milionë njerëz më shumë se sa në vitin 2016 dhe për 16,0 milionë në krahasim me vitin 2006.
Në periudhën prej vitit 1960, ndërkaq popullata në BE u rrit për 97,5 milionë, nga 354,5 milionë në 452,0 milionë në vitin 2026. Në të njejtën kohë, shkalla e rritjes së popullatës u ngadalësua. Mesatarisht, popullata u rrit për 3,0 milionë në vit në vitet e 1960-ta, ndërsa për 0,6 milionë pas vitit 2010.
Më së shumti banorë në BE ka Gjermania 83,5 milionë, ndërsa më së paku Malta, 600 mijë.
Pesë vendet më të populluara përbëjnë dy të tretat e popullatës së BE-së: Gjermania (18,5% të popullatës së BE-së), Franca (15,3%), Italia (13,0%), Spanja (11,0%) dhe Polonia (8,0%).
Mes 1 janarit 2025 dhe 1 janarit të vitit 2026, popullata u rrit në 16 vende të BE-së. Edhe pse me numër më të vogël të banorëve, Malta shënon shkallën më të lartë të rritjes (+24,1 në 1000 njerëz), së bashku me Qipron (+13,7) dhe Luksemburgu (+13,1). Rënie më të madhe të popullatës ka në Letoni (-8,3 në 1000 njerëz), Estoni (-6,8) dhe Hungari (-5,4). ab/
Foto: printskrin Eurostat