BE-ja garanton ndihmë urgjente pas tërmetit në Kolumbi
- – Bashkimi Evropian në rrethin e parë ka ndarë 100.000 euro për mbështetje të operacioneve urgjente në terren pas tërmetit me magnitudë prej 7,4 ballë i cili e goditi Kolumbinë, përderisa njëkohësisht shtrohet nevojë për ndihmë të shtuar.
- Post By Fitore Curri
- 20:03, 11 gusht, 2026
Bruksel, 11 gusht 2026 (MIA) – Bashkimi Evropian në rrethin e parë ka ndarë 100.000 euro për mbështetje të operacioneve urgjente në terren pas tërmetit me magnitudë prej 7,4 ballë i cili e goditi Kolumbinë, përderisa njëkohësisht shtrohet nevojë për ndihmë të shtuar.
Komisioni Evropian bashkëpunon me Kryqin e Kuq të Gjermanisë në rajonin e goditur, deklaroi sot zëdhënësja.
BE-ja njëkohësisht ia la në dispozicion Kolumbisë shërbimet e saj për harta satelitore që t’i mbështesë operacionet për shpëtim dhe ndihmë.
Autoritetet kolumbiane kërkuan nga Bashkimi Evropian ndihmë shtesë, ndërsa komisioni po grumbullon informacione për “shtrirjen e katastrofës, nevojave, për atë se çka është e nevojshme në vetë vendin”, tha zëdhënësja derisa mobilizohet ndihmë e shtuar.
"Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre, të plagosurit dhe të gjithë të prekurit", deklaroi më herët sot përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaka Kallas.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, dje deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të “ofrojë ndihmë shtesë” për Kolumbinë.
"Sonte, zemra e Evropës është me popullin kolumbian pas tërmetit të tmerrshëm në rajonin Çoko. Ne kemi mobilizuar tashmë Kopernikun, sistemin tonë satelitor, për të lehtësuar operacionet e shpëtimit", shkroi Ursula fon der Lajen në mediat sociale. "Dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme", shtoi ajo.
Të paktën 132 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se qindra janë lënduar në tërmetin e fuqishëm që dje herët në mëngjes e goditi Kolumbinë perëndimore.
Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti goditi në thellësi prej 107 kilometrash në afërsi të qytetit të San Hose del Palmar në Çoko, provincë me popullsi të rrallë në bregdetin e Paqësorit të Kolumbisë, dhe u ndje në qytetet kryesore në të gjithë vendin, si dhe në Venezuelën, Ekuadorin dhe Panamanë fqinje. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s