• e diel, 09 gusht 2026

BDI: Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë, por përsëri e përjashtoi gjuhën shqipe - provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

BDI: Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë, por përsëri e përjashtoi gjuhën shqipe - provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

 19 korrik 2026

Pas reagimeve publike, Qyteti i Shkupit i korrigjoi fotografitë në tabelat hyrëse, duke dëshmuar se kishte mundësi të ndërhynte menjëherë. Megjithatë, edhe pas korrigjimit, gjuha shqipe vazhdon të mungojë, theksohet në komunikatën e BDI-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Kjo tregon se bëhet fjalë për një vendim të vetëdijshëm për ta injoruar gjuhën shqipe dhe karakterin shumëetnik të Shkupit. Në një qytet dygjuhësh, përjashtimi i shqipes nga mbishkrimet zyrtare përbën provokim të rëndë politik dhe institucional dhe shkelje ligjore.

BDI kërkon korrigjimin e menjëhershëm të tabelave dhe vendosjen e gjuhës shqipe, në përputhje me ligjin dhe realitetin e Shkupit.

Nëse ky diskriminim vazhdon, do t’i ndërmarrim të gjitha masat ligjore, institucionale dhe demokratike për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe të dinjitetit të shqiptarëve.

Përgjegjësia politike për këtë model të vazhdueshëm të injorimit të shqiptarëve bie mbi VLEN-in, të cilët me vasalitetin e tyre kanë krijuar bindjen se interesat dhe të drejtat e shqiptarëve mund të shkelen pa asnjë pasojë.

Fotografia: BDI

QËNDRONI TË LIDHUR