• e hënë, 16 nëntor 2026

Bastisje në shtëpinë dhe zyrat e prokurorit të lartë publik në Manastir, dyshohet për "marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm"

Bastisje në shtëpinë dhe zyrat e prokurorit të lartë publik në Manastir, dyshohet për

Shkup, 6 tetor 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, po kryen bastisje në shtëpinë dhe lokalet zyrtare të një prokurori të lartë publik në Prokurorinë e lartë publike të Manastirit, për shkak të dyshimit për "marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm".

Bastisjet, siç informon Prokuroria, bazohet në urdhra të siguruara gjyqësore dhe po kryhen nga pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më shumë detaje do të njoftohen pas përfundimit të aktiviteteve nesër.

"Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka siguruar urdhra gjyqësore për të bastisur shtëpinë dhe lokalet zyrtare të një prokurori të lartë publik në Prokurorinë e lartë publike të Manastirit, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale - "Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm sipas nenit 359, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 të Kodit penal", njofton PPRMV.

Disa media raportuan se kontrolli jozyrtarisht lidhet me procedurat në lidhje me kthimin e pasaportës së biznesmenit nga Manastiri, Borçe Markovski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR